Russian Embassy in Albania
327 subscribers
5.17K photos
589 videos
2 files
1.68K links
Kanali në Telegram i Ambasadës së Rusisë në Shqipëri 🇷🇺🤝🇦🇱
Adresa: Tiranë, Mjull-Bathore, rr.Dervish Shaba

Официальный телеграм-канал Посольства России в Албании 🇷🇺🤝🇦🇱
Адрес: г.Тирана, Мьюл-Баторе, ул.Дервиша Шабы
Download Telegram
🗓 Më 5 dhjetor 1941, gjatë Betejës për Moskën, filloi kundërsulmi i Ushtrisë së Kuqe, që shënoi fillimin e një pike kthese në Luftën e Madhe Patriotike.

Gjatë 11 ditësh të betejeve, Ushtria e Kuqe shpartalloi grupin sulmues të ushtrisë "Qendër" dhe përparoi deri në 65-120 km përgjatë gjithë vijës së kontaktit, duke e shtyrë armikun 100-250 km larg Moskës, ndërsa deri më 20 prill 1942 - në 150-400 km. Qarqet e Moskës, Tula-s dhe Ryazanit, si dhe shumë rrethe u çliruan nga armiku.

❗️ Gjatë kundërsulmit pranë Moskës, mbrojtësit sovjetikë arritën të thyenin mitin e pathyeshmërisë së ushtrisë së wehrmachtit, duke varrosur përgjithmonë idenë e blitzkrieg-ut. Pikërisjt afër Moskës Hitleri pësoi humbjen e tij të parë të madhe në Luftën e Dytë Botërore.

☝️ Beteja për Moskën kishte një rëndësi të madhe ndërkombëtare. Fitorja mbi pushtuesit nazistë kontribuoi në forcimin e koalicionit antihitlerian, detyroi qeveritë e Japonisë dhe Turqisë të përmbaheshin nga hyrja në luftë në anën e Gjermanisë.
1
☃️🎄 Përralla dimërore në Moskë
3
🇷🇺 🤝 🇧🇾 Më 8 dhjetor tё vitit 1999, Presidentët e Rusisë dhe Bjellorusisë nënshkruan Marrëveshjen për krijimin e Shtetit të Bashkimit, çka u bë një moment i ri historik në procesin e bashkimit të popujve të të dy vendeve.

📄 Marrëveshja përcaktoi drejtimet dhe fazat kryesore të integrimit dypalësh, duke përfshirë formimin e një hapësire të vetme doganore dhe ekonomike, thellimin e bashkëpunimit në fushën humanitare, në sferat e politikës së jashtme, mbrojtjes dhe sigurisë.

🧑‍🎓⛹️‍♂️👩‍⚕️Marrëveshja parashikon sigurimin e të drejtave të barabarta të qytetarëve të të dy vendeve në punësim, arsim, kujdes mjekësor, ofrimin e garancive të tjera sociale, si dhe lëvizje të papenguar në territorin e Shtetit tё Bashkuar.

Si rezultat i bashkëpunimit intensiv, përvoja e vlefshme e bashkëpunimit reciprokisht të dobishëm është akumuluar në fushat e energjisë, financave, prodhimit industrial, bujqësisë, teknologjisë së informacionit dhe eksplorimit të hapësirës kozmike 🛰.
1
🎖 Më 9 dhjetor, vendi ynë feston Ditën e Heronjve të Atdheut. Në këtë ditë nderohen Heronjtë e Bashkimit Sovjetik, Heronjtë e Federatës Ruse, kalorësit e Urdhrit të Shën Gjergjit dhe të Urdhrit të Lavdisë.

Më këtë datë, 9 dhjetor 1769, Perandoresha Ekaterina II vendosi medaljen më të lartë ushtarake - Urdhrin e Shën Gjergjit, me të cilen u dekoruan luftëtarët që shfaqën heroizëm të veçantë në beteja.

Më shumë se 10 mijë njerëz u bënë kalorës të këtij urdhri. Katër prej tyre, përfshirë M.Kutuzov dhe M.Barkllaj de Tolli, u dekoruan me të katër gradat e urdhrit.

☝️ Në radhët e Ministrisë së Punëve të Jashtme shërbyen tetë diplomatë me titullin Hero i Bashkimit Sovjetik: A.N.Azarov, A.I.Bolotov, A.A.Epishev, V.F. Azakov, S.D.Romanovcev, F.I.Sadçikov, J.E.Susko dhe I.E.Fedorov, si edhe një mbajtës i Urdhrit të Lavdisë me tre gradë - N.S.Buliçev.

👉 Në vitin 2000, Urdhri i Shën Gjergjit u rivendos me Dekret të Presidentit të Federatës Ruse si dekorata më e lartë ushtarake.
🗓 Në përputhje me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, 9 dhjetori është shpallur Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Krimit të Genocidit, e Nderimit të Dinjitetit të tyre dhe e Parandalimit të këtij Krimi.

Kjo datë u zgjodh për faktin se në këtë ditë të vitit 1948 u miratua Konventa për Parandalimin e Krimeve të Genocidit. Miratimi i kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare ishte rezultati logjik i gjyqit të Nurembergut dhe nxjerrjes para drejtësisë të Gjermanisë naziste, fajtore për Holokaustin dhe shfarosjen e popujve sllavë në territoret e pushtuara të Evropës Lindore.

Aktualisht, si pjesë e projektit "Pa limit kohor", qëllimi i të cilit është ruajtja e kujtesës historike të tragjedisë së popullsisë civile të BRSS, gjykatat në 20 rajone të Federatës Ruse, bazuar në paditë e prokurorëve dhe në bazë të dokumenteve arkivore të çështjeve penale, kanë njohur si genocid faktet e krimeve naziste kundër popullit sovjetik.

#PaLimitKohor
📆 Çdo vit më 10 dhjetor në gjithë botën festohet Dita e të Drejtave të Njeriut. Në këtë datë të rëndësishme në vitin 1948 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut.

Kjo ishte një pasojë e natyrshme e Luftës së Dytë Botërore, katastrofës më të madhe në histori. Njerëzimi ka paguar dhjetëra miliona jetë për një mësim të hidhur: idetë e nazizmit dhe epërsisë racore nuk duhet të kenë vend në botën e civilizuar.

U bëjmë thirrje të gjitha shteteve të ndërtojmë bashkëpunim në fushën e të drejtave të njeriut mbi bazën e parimeve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare, të punojmë së bashku për të zhvilluar një dialog konstruktiv, të barabartë dhe respektues në fushën e të drejtave të njeriut.

Rusia mbetet e përkushtuar ndaj dispozitave të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe vazhdimisht kundërshton çdo përpjekje për të interpretuar në mënyrë të paskrupullt këtë dokument themelor në favor të interesave të shteteve individuale dhe grupeve të shteteve.
⚽️ Më dt.10 dhjetor festohet Dita e futbollit.

Ky sport është veçanërisht i dashur në vendin tonë dhe ka një histori mjaft të pasur. Ne i kujtojmë mirë fitoret tona të paharrueshme dhe arritjet në nivelin botëror. Tifozët rusë e duan futbollin dhe e luajnë thuajse çdo javë.
Ndër tifozët më të përkushtuar të këtij sporti është edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov

Urime të gjithë tifozëve!🩷
Flamuri i Shën Andreas është krenaria dhe lavdia e Rusisë!

📜 325 vjet më parë – më 11 dhjetor të vitit 1699- Pjetri i Parë nënshkroi një dekret për miratimin e flamurit të Flotës Ruse, të quajtur për nder të Apostullit Andrea i Thirruri i Parë.

💪 Flamuri i Shën Andreas është simboli i krenarisë, guximit dhe heroizmit të marinarëve rusë që dhanë jetën e tyre në betejat detare në emër të fitores, lavdisë dhe pavarësisë së Atdheut.

⛵️ Ekuipazhet e anijeve luftarake dhe anijeve mbështetëse të Marinës Ruse nga Oqeani Paqësor deri në rajonin Baltik çdo mëngjes kryejnë ritualin e ngritjes së flamurit të Shën Andreas.
3
🇷🇺 Më 12 dhjetor 1993 — saktësisht 32 vjet më parë — në referendumin kombëtar, në të cilin morën pjesë 58.2 milion rusë (54.8% e numrit të përgjithshëm të votuesve), u miratua ligji themelor i vendit, Kushtetuta e Federatës Ruse.

Zyrtarisht Kushtetuta hyri në fuqi më 25 dhjetor 1993.
Dokumenti kryesor i vendit përcakton parimin e ndarjes së pushteteve dhe strukturën federale të shtetit.

📕 #ËshtëInteresante:

"Kopja Nr. 1" e ligjit themelor të vendit tonë ruhet në bibliotekën e Kremlinit. Gjatë marrjes së detyrës, Presidenti i Federatës Ruse bën betimin, duke mbajtur dorën e djathtë pikërisht në këtë kopje të Kushtetutës.
2
Media is too big
VIEW IN TELEGRAM
Сегодня исполняется 133 года со дня первой постановки всемирно известного балета русского композитора П. И. Чайковского «Щелкунчик».

Постепенно балет вышел за стены Мариинского театра (г. Санкт-Петербург), где состоялась премьера, и сегодня воплощает собой неотъемлемую часть межкультурного взаимодействия. Его музыка, сцены из сказочного царства и тема победы добра над злом нашли отклик в сердцах миллионов зрителей.

Сегодня «Щелкунчик» является самым репертуарным балетом в мире: только в России в предновогодний сезон одновременно идет более 500 различных постановок — от классических версий в ведущих театрах до камерных спектаклей в школах искусств. Ежегодно по всему миру тысячи представлений собирают полные залы, объединяя разные поколения и народы.

Премьера, состоявшаяся 18 декабря 1892 г., заложила основу для одного из самых узнаваемых и любимых культурных явлений. «Щелкунчик» продолжает оставаться живой традицией, символом праздника и высокого искусства.

Нельзя не отметить, что «Щелкунчик» с успехом также идет и на сцене Национального театра оперы и балета в Тиране.

©️ Видео с официального Telegram-канала Мариинского театра
2🔥1
🇷🇺🇦🇱 Urim i Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri, A.Zajcev me rastin e Krishtlindjes

Të nderuar qytetarë të krishterë të Shqipërisë, të dashur miq!

Ju uroj gëzuar festën e Lindjes së Krishtit!
Për besimtarët e krishterë në të gjithë botën, Krishtlindja shënon shpresën për shpëtim dhe nuk lejon që të harrohen të vërtetat kryesore: dashuria, mirësia dhe dhembshuria.

Uroj nga zemra që kjo festë e ndritur e Krishtlindjes t'ju sjellë juve ngrohtësi shpirtërore, unitet dhe harmoni. Lutjet tuaja u dëgjofshin dhe mrekullia ardhtë atje, ku e presin.

Gëzuar Krishtlindjen!

ALEKSEI ZAJCEV,
Ambasador i Rusisë në Shqipëri.

📍Tiranë, më 25 dhjetor 2025

———

🇷🇺🇦🇱 Поздравление Посла России в Албании А. А. Зайцева по случаю Рождества

Уважаемые христиане Албании, дорогие друзья!

Поздравляю вас с праздником Рождества Христова! Для верующих христиан всего мира Рождество знаменует собой надежду на спасение и не позволяет забыть о главных истинах: любви, милосердии и сострадании.

Искренне желаю, чтобы светлый праздник Рождества принес вам душевное тепло, единение и согласие. Пусть ваши молитвы будут услышаны и чудо произойдет там, где его ждут.
Счастливого Рождества!

АЛЕКСЕЙ ЗАЙЦЕВ,
Посол России в Албании

📍г. Тирана, 25 декабря 2025 г.
8🙏5
⛸️ Në sezonin aktual të dimrit, shesh patinazhi në VDNKH (Ekspozita e Arritjeve të Ekonomisë Kombëtare) në Moskë mban edhe një herë titullin e më të madhit në vend, duke mbuluar me akull hapësirën nga Shatërvani i Miqësisë së Popujve deri te Lulja e Gurit.

Sipërfaqja e mbulesës artificiale të akullit është mbi 2️⃣0️⃣ mijë metra katrorë.

⛸️ Rreth 5️⃣ mijë njerëz mund të jenë prezentë në të në një kohë.

Humori krijohet nga muzika. Interpetohen meloditë e njohura nga filmat e vitit të ri.

Ndërsa për atmosferën përrallore dhe bukurinë e papërshkrueshme të ndriçimit, është më mirë të vini këtu në mbrëmje.
3