Russian Embassy in Albania
327 subscribers
5.17K photos
589 videos
2 files
1.68K links
Kanali në Telegram i Ambasadës së Rusisë në Shqipëri 🇷🇺🤝🇦🇱
Adresa: Tiranë, Mjull-Bathore, rr.Dervish Shaba

Официальный телеграм-канал Посольства России в Албании 🇷🇺🤝🇦🇱
Адрес: г.Тирана, Мьюл-Баторе, ул.Дервиша Шабы
Download Telegram
🌏30 ноября на площадке Посольства России в Албании прошла международная акция «Географический диктант». В мероприятии приняли участие албанские и иностранные граждане, соотечественники, проживающие в Албании, сотрудники российского диппредставительства.

☝️ «Географический диктант» ежегодно проводится Русским географическим обществом по инициативе Президента Российской Федерации В.В.Путина. Целью акции является популяризация значимых фактов и событий в области географии и истории России.
3
Forwarded from Russian MFA 🇷🇺
This media is not supported in your browser
VIEW IN TELEGRAM
“I did everything possible to fulfill my duty...”


🏅 On December 1, 1896, Georgy Zhukov was born – the legendary Marshal of Victory and four-time Hero of the Soviet Union, who played a pivotal role in the Soviet Union’s Victory over Nazi Germany.

Born into a peasant family, he joined the army in 1915 and fought in the First World War. He served in the Red Army from 1918, rising from platoon commander to Army General, and during the Great Patriotic War, in 1943, was awarded the rank of Marshal of the Soviet Union.

He won his first major victory in the Battle of Khalkhin Gol in 1939. Thanks to Zhukov’s decisive actions, the Japanese army was encircled and destroyed, that became a key factor in Japan’s decision to abandon plans for a large-scale invasion of the USSR.

Zhukov’s strategic talent was displayed in full during the Great Patriotic War (World War II). He commanded the forces that defended Leningrad and Moscow, fought in the Battle of Kursk, crossed the Dnieper River, participated in the Byelorussian and Vistula-Oder offensives, and stormed Berlin. It was he who commanded the 1st Byelorussian Front during the final assault on Berlin, accepted Germany’s surrender, and took the first historic Victory Parade.

🎖 Marshal of the Soviet Union since 1943, three times Hero of the USSR, and two times Cavalier of the Order of Victory. In the postwar period, Georgy Zhukov was First Deputy Minister of Defence and later USSR Minister of Defence; he carried out sweeping reforms in the Soviet Army.

✍️ From Georgy Zhukov's memoirs: “The main thing for me was to serve my Motherland and my people. And I can say with clean conscience: I did everything possible to fulfill my duty… I was living my life with awareness that I worked for the benefit of my people, and this is the principal thing for any life.”

#Victory80 #WeRemember
Please open Telegram to view this post
VIEW IN TELEGRAM
🇷🇺 Më 1 dhjetor 1792, lindi matematikani i madh rus Nikolai Lobachevsky.

📐Krijuesi i gjeometrisë Jo-Euklidiane, kontributi i tij në zhvillimin e matematikës është i vështirë të mbivlerësohet.

🏛 Ai ishte i diplomuar nga Universiteti Imperial i Kazanit dhe më pas u bë mësuesi dhe rektori i tij.

🎓Në nder të Lobachevsky-t në atdheun e tij është emëruar Universiteti Shtetëror i Nizhny Novgorodit. Këtu është instaluar superkompjuteri "Lobachevsky".

👏🏼Njohja e gjerë e gjeometrisë së Lobachevskit erdhi në 100-vjetorin e matematikanit ‑ në 1895 u krijua Çmimi Ndërkombëtar i Lobachevsky-t, një çmim që jepet nga Akademia Ruse e Shkencave për punë të jashtëzakonshme në fushën e gjeometrisë.
❤‍🔥1
✊🏿 Sot bota feston Ditën Ndërkombëtare për Heqjen e Skllavërisë.

Deri në mesin e shekullit të 17-të, Portugalia luajti rolin kryesor në tregtinë e skllevërve, më pas Britania e Madhe, Holanda dhe Franca iu bashkuan asaj. Pikërisht tregtia e skllevërve siguroi zhvillimin e shpejtë të shumë prej qyteteve më të mëdha në Evropë dhe Amerikë. Në të njëjtën kohë, një dëm kolosal iu shkaktua potencialit ekonomik të Afrikës, të cilin Komisioni Afrikan i Reparacioneve e vlerësoi në 777 trilion dollarë.

🇺🇳 OKB-ja e njeh tregtinë transatlantike të skllevërve si një nga krimet më të mëdha kundër njerëzimit. Fatkeqësisht, ai ende heshtet në mënyrë të pamerituar.

☝️ Lufta kundër neokolonializmit është një nga prioritetet e Rusisë në ndërtimin e ndërveprimit me kontinentin afrikan. Vendi ynë promovon përpjekjet e shteteve afrikane për të përfunduar procesin e dekolonizimit dhe në kuadër të organizatave kryesore ndërkombëtare del në favor të rëndësisë së studimit të pasojave të tregtisë së skllevërve.
🐳2
📆 Këtë ditë, më 3 dhjetor, shënohet data e paharrueshme të Federatës Ruse - Dita e Ushtarit të Panjohur.

🪦 Duke përkujtuar 25 vjetorin e shpartallimit të trupave fashiste pranë Moskës, më 3 dhjetor të vitit 1966, hiri i ushtarit të panjohur u transferua nga një varr masiv në vendin e betejave të përgjakshme 40 kilometra larg Moskës në Autostradën e Leningradit dhe u varros solemnisht në Kopshtin Aleksandër pranë Mureve të Kremlinit.

Më 8 maj të vitit 1967, në këtë vend u hap ansambli përkujtimor "Varri i Ushtarit të Panjohur". U ndez Flaka e Pashuar 🔥. Në vitin 2009, me urdhër të Presidentit të Federatës Ruse, ansambli u përfshi në listën e objekteve veçanërisht të vlefshme të trashëgimisë kulturore të popujve të Rusisë.

Kujtimi i të gjithë atyre që sakrifikuan jetën e tyre për të ardhmen tonë është i pavdekshëm.
3
🗓 Më 5 dhjetor 1941, gjatë Betejës për Moskën, filloi kundërsulmi i Ushtrisë së Kuqe, që shënoi fillimin e një pike kthese në Luftën e Madhe Patriotike.

Gjatë 11 ditësh të betejeve, Ushtria e Kuqe shpartalloi grupin sulmues të ushtrisë "Qendër" dhe përparoi deri në 65-120 km përgjatë gjithë vijës së kontaktit, duke e shtyrë armikun 100-250 km larg Moskës, ndërsa deri më 20 prill 1942 - në 150-400 km. Qarqet e Moskës, Tula-s dhe Ryazanit, si dhe shumë rrethe u çliruan nga armiku.

❗️ Gjatë kundërsulmit pranë Moskës, mbrojtësit sovjetikë arritën të thyenin mitin e pathyeshmërisë së ushtrisë së wehrmachtit, duke varrosur përgjithmonë idenë e blitzkrieg-ut. Pikërisjt afër Moskës Hitleri pësoi humbjen e tij të parë të madhe në Luftën e Dytë Botërore.

☝️ Beteja për Moskën kishte një rëndësi të madhe ndërkombëtare. Fitorja mbi pushtuesit nazistë kontribuoi në forcimin e koalicionit antihitlerian, detyroi qeveritë e Japonisë dhe Turqisë të përmbaheshin nga hyrja në luftë në anën e Gjermanisë.
1
☃️🎄 Përralla dimërore në Moskë
3
🇷🇺 🤝 🇧🇾 Më 8 dhjetor tё vitit 1999, Presidentët e Rusisë dhe Bjellorusisë nënshkruan Marrëveshjen për krijimin e Shtetit të Bashkimit, çka u bë një moment i ri historik në procesin e bashkimit të popujve të të dy vendeve.

📄 Marrëveshja përcaktoi drejtimet dhe fazat kryesore të integrimit dypalësh, duke përfshirë formimin e një hapësire të vetme doganore dhe ekonomike, thellimin e bashkëpunimit në fushën humanitare, në sferat e politikës së jashtme, mbrojtjes dhe sigurisë.

🧑‍🎓⛹️‍♂️👩‍⚕️Marrëveshja parashikon sigurimin e të drejtave të barabarta të qytetarëve të të dy vendeve në punësim, arsim, kujdes mjekësor, ofrimin e garancive të tjera sociale, si dhe lëvizje të papenguar në territorin e Shtetit tё Bashkuar.

Si rezultat i bashkëpunimit intensiv, përvoja e vlefshme e bashkëpunimit reciprokisht të dobishëm është akumuluar në fushat e energjisë, financave, prodhimit industrial, bujqësisë, teknologjisë së informacionit dhe eksplorimit të hapësirës kozmike 🛰.
1
🎖 Më 9 dhjetor, vendi ynë feston Ditën e Heronjve të Atdheut. Në këtë ditë nderohen Heronjtë e Bashkimit Sovjetik, Heronjtë e Federatës Ruse, kalorësit e Urdhrit të Shën Gjergjit dhe të Urdhrit të Lavdisë.

Më këtë datë, 9 dhjetor 1769, Perandoresha Ekaterina II vendosi medaljen më të lartë ushtarake - Urdhrin e Shën Gjergjit, me të cilen u dekoruan luftëtarët që shfaqën heroizëm të veçantë në beteja.

Më shumë se 10 mijë njerëz u bënë kalorës të këtij urdhri. Katër prej tyre, përfshirë M.Kutuzov dhe M.Barkllaj de Tolli, u dekoruan me të katër gradat e urdhrit.

☝️ Në radhët e Ministrisë së Punëve të Jashtme shërbyen tetë diplomatë me titullin Hero i Bashkimit Sovjetik: A.N.Azarov, A.I.Bolotov, A.A.Epishev, V.F. Azakov, S.D.Romanovcev, F.I.Sadçikov, J.E.Susko dhe I.E.Fedorov, si edhe një mbajtës i Urdhrit të Lavdisë me tre gradë - N.S.Buliçev.

👉 Në vitin 2000, Urdhri i Shën Gjergjit u rivendos me Dekret të Presidentit të Federatës Ruse si dekorata më e lartë ushtarake.
🗓 Në përputhje me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, 9 dhjetori është shpallur Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Krimit të Genocidit, e Nderimit të Dinjitetit të tyre dhe e Parandalimit të këtij Krimi.

Kjo datë u zgjodh për faktin se në këtë ditë të vitit 1948 u miratua Konventa për Parandalimin e Krimeve të Genocidit. Miratimi i kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare ishte rezultati logjik i gjyqit të Nurembergut dhe nxjerrjes para drejtësisë të Gjermanisë naziste, fajtore për Holokaustin dhe shfarosjen e popujve sllavë në territoret e pushtuara të Evropës Lindore.

Aktualisht, si pjesë e projektit "Pa limit kohor", qëllimi i të cilit është ruajtja e kujtesës historike të tragjedisë së popullsisë civile të BRSS, gjykatat në 20 rajone të Federatës Ruse, bazuar në paditë e prokurorëve dhe në bazë të dokumenteve arkivore të çështjeve penale, kanë njohur si genocid faktet e krimeve naziste kundër popullit sovjetik.

#PaLimitKohor
📆 Çdo vit më 10 dhjetor në gjithë botën festohet Dita e të Drejtave të Njeriut. Në këtë datë të rëndësishme në vitin 1948 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut.

Kjo ishte një pasojë e natyrshme e Luftës së Dytë Botërore, katastrofës më të madhe në histori. Njerëzimi ka paguar dhjetëra miliona jetë për një mësim të hidhur: idetë e nazizmit dhe epërsisë racore nuk duhet të kenë vend në botën e civilizuar.

U bëjmë thirrje të gjitha shteteve të ndërtojmë bashkëpunim në fushën e të drejtave të njeriut mbi bazën e parimeve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare, të punojmë së bashku për të zhvilluar një dialog konstruktiv, të barabartë dhe respektues në fushën e të drejtave të njeriut.

Rusia mbetet e përkushtuar ndaj dispozitave të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe vazhdimisht kundërshton çdo përpjekje për të interpretuar në mënyrë të paskrupullt këtë dokument themelor në favor të interesave të shteteve individuale dhe grupeve të shteteve.
⚽️ Më dt.10 dhjetor festohet Dita e futbollit.

Ky sport është veçanërisht i dashur në vendin tonë dhe ka një histori mjaft të pasur. Ne i kujtojmë mirë fitoret tona të paharrueshme dhe arritjet në nivelin botëror. Tifozët rusë e duan futbollin dhe e luajnë thuajse çdo javë.
Ndër tifozët më të përkushtuar të këtij sporti është edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov

Urime të gjithë tifozëve!🩷
Flamuri i Shën Andreas është krenaria dhe lavdia e Rusisë!

📜 325 vjet më parë – më 11 dhjetor të vitit 1699- Pjetri i Parë nënshkroi një dekret për miratimin e flamurit të Flotës Ruse, të quajtur për nder të Apostullit Andrea i Thirruri i Parë.

💪 Flamuri i Shën Andreas është simboli i krenarisë, guximit dhe heroizmit të marinarëve rusë që dhanë jetën e tyre në betejat detare në emër të fitores, lavdisë dhe pavarësisë së Atdheut.

⛵️ Ekuipazhet e anijeve luftarake dhe anijeve mbështetëse të Marinës Ruse nga Oqeani Paqësor deri në rajonin Baltik çdo mëngjes kryejnë ritualin e ngritjes së flamurit të Shën Andreas.
3